Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi në rubrikën “opinion” se PS-ja e ka lënë në dorën e drejtësisë çështjen e Tahirit
Ajo tha se PS ka bërë një veprim, të cilin ndoshta forcat e tjera politike nuk do ta kishin bërë dhe e gjitha kjo ka ardhur për respektim të rregullave ligjore.
Si e shihni pozicionin e zotit Tahiri?
Kodheli: Ne si forcë politike ia kemi lënë në dorë këtë gjë drejtësisë. Kemi bërë edhe gjëra që mbase një forcë tjetër politike nuk do të kishte bërë kurrë të njëjtën gjë. Shpresoj shumë që drejtësia të jetë e drejtë dhe procesit t’i shkohet deri në fund.