Një çift shqiptaro-japonez kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasëm në Tokio të Japonisë. Arbër Demo dhe japonezja Mana Aoki janë martuar në një ceremoni dasme në kryeqytetin japonez.
Miku i çiftit, Micky Haxhislami ka shpërndarë disa fotografi shumë të veçanta, të cilat sjellin atmosferën e bukur nga hoteli ku është zhvilluar ceremonia. Por ajo që spikat në këtë ceremoni, është një detaj mjaft i bukur, ku dasmorët, kryesisht nga ana e nuses, kanë bërë të gjithë simbolin e shqiponjës me duar.
Por mesa duket simboli i famshëm që identifikon Shqipërinë ka ‘fluturuar’ deri në Japoninë e largët, duke na mbushur me atdhetarizëm. Gjatë ceremonisë nuk munguan edhe elementët tradicionale shqiptarë, ku çifti shqiptaro-japonez,u vesh me kostumet kombëtare shqiptare, detaj që ky u veçua, si një ndër momentet më të këndshme të dasmës.
çifti shqiptaro-japonez