“Në shtëpinë time në Sardenjë ka shumë bimë të ndryshme si trëndafila, fikus, barishte mjekësore.
Ndër to ka dhe… bimën që përdoret për Viagër, por studentët që kanë ardhur për ta vizituar kopshtin tim, i kanë shkulur të gjitha ato duke mos lënë as dhe një rrënjë”, komentoi duke qeshur Silvio Berluskoni, në një intervistë për “Matrix” të Canale 5.
Përsa i përket deklaratave të Renzit, i cili e ka përkufizuar “Cav” (kavalier) , si “një rrezik jo për demokracinë, po për ekonominë”, Berluskoni iu përgjigj: “Këtyre budallallëqeve nuk ia vlen as t’i përgjigjesh fare”.
Nè lidhje me temën mbi sistemin e drejtësisë, ai tha që dëshiron të ndryshojë kauzën përsa i përket krimeve që bëhen jashtë lidhjeve të gjakut.