Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka krahasuar protestën e 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha me numrat e fatit në bixhoz.
“Numrat e fatit . Le ta ndryshojme fatin tone me 7-7-7” shkruan Paloka në Facebook.
Protestat e dhunshme të Berishës tashmë nuk janë asgjë e re për shqiptarët. Kutojmë atë të 8 janarit, ku selia blu u kthye në një skenë krimi ku mbështetës të Sali Berishës sulmuan selinë me varetë, shkallë, leva, çekiçë, trapanë, por edhe nga brenda selisë ka pasur kundërpërgjigje me gaz lotsjellës ndaj tyre.