Nga Adriatik Doci
U prehsh në Paq miku im Fadil Hasa…
Pas nje semundje te rende eshte ndare sot nga jeta ne moshen 78 -vjecare Artisti i famshem i humorit shqiptar dhe miku im i mire e i hershem Fadil Hasa …
Ai lindi ne Kruje nje dite e nje vit pas pushtimit fashist te Shqiperise prej Italise ..pikerisht me 8 Prill 1940…Gjimnazin e kreu ne Shkoder e me pas gjithe jeten e tij e kaloi ne Durres , ne qytetin qe e donte aq fort dhe qe e respektonte si rralle kush …aq sa u shnderruia ne me durrsak se edhe vete puro durrsaket…
I ngjitur ne skene ne fillim vitet 60 me estraden amatore te qytetit te tij shume shpejt ate do ta rrembente Teatri i Estrades Profesioniste te qytetit te Durresit ashtu sikurse edhe shoket, miqte e koleget e tij me te mire , me te hershem e shumevjecare Muharrem Hoxha e Roland Koca.. me te cilet interpretoi nje galeri e pafundesi rolesh komike e te nje humori brilant sa popullor aq edhe te mprehte e te mencur per atte kohe te mbrapshte qe kalonim ne shqiptaret…
Jane pa fund figurat komike qe krijoi ne skene Fadili ..por edhe ne ekranin shqiptar duke mbetur kurdohere teper i vecante por edhe i dashur e mjaft i respektuar prej te gjitheve ne per ate humor qe ngjiste e te bente vertet te qeshje nga shpirti e jo artificialisht si ky humori i sotem demode e banal i ketyre lloj artistesh qe nje zot e di se prej nga kane dale…
Dhe paradoksalisht Fadil Hasa ky Aktor i shkelqyer e ky njeri i mrekullueshem shok e mik i rralle .. qe ishte dhe do te mbetet vertet e perjetesisht Artist i Popullit .. sepse realisht doli prej popullit te tij dhe i perkiste po popullit te tij…u nda nga kjo jete duke gezuar vetem Titullin Artist i Merituar …si dhe ate c’ka ishte vecuar disa here si Artisti humorist me i mire i vitit …dhe vetem kaq…
Vetem kaq …per turpin e ketij shteti te pa turp qe nuk ka lene servil e militant politik te tij ..pa ju akorduar titujt Artist i Popullit e deri edhe Nderi i Kombit…dhe ketu nuk flas per ata qe e kane merituar plotesisht me punen, vepren e jeten e tyre nje vleresim te tille…
Te ketij fare shteti qe nuk ka lene Derr e Dose pa ju varur ne qafe lloj -lloj Celesash nderi e dekoratash te larta kombetare ani pse ata as qe e njohin fare dhe as qe e dijne kerkund se ku bie Shqiperia e c’jane shqiptaret…
E duket se gjithcka ne maredheniet e ketij palo Shteti me Artistin e madh .. lidhet me qendrimet e bindjet e qarta e konseguente politike te Qytetarit e me pas edhe te Artistit Fadil Hasa..te shprehura shume here publikisht me guxim e kurajo te vecante …
Askush nuk mund ta harroje dot deklaraten e tij publike bere ne mesvitet 90 kur ne pushtet rierdhen bolsheviket komuniste shqiptare te Nanos me shoke .. ..une nuk ngjitem me ne skene sepse tashme ne skene nuk jane Aktoret por Kllounet..dhe nuk u ngjit qe nuk u ngjit duke ju mbetur besnik idealeve te pastra te tij demokratike e kombetare ..per nje Shqiperi europiane sic e duan dhe sic e enderrojne shqiptaret dhe jo Pushtetaret…
Fadili ishte gjithashtu edhe nje tifoz e dashamires i madh sporti…
Se harroj kurre qe ne vitet 90 kur ekipi i famshem italian i asaj kohe Parma do te ndeshej me Teuten e qytetit te tij ne ” Q.Stafa”…per Kupat e Europes..tek pime nga nje kafe ne hollin e stadiumit se bashku me vellezerit Koka qe aso kohe ishin ne krye te futbollit durrsak….Fadili me tha…sot dua ta shoh ndeshjen ulur prane teje…pse i thashe c’ke kurdisur me mua….jo jo , asgje me tha me dashamiresi e duke qeshur fort ..por dua vertet te shoh se si e perjeton nje ndeshje futbolli nje gazetar sportiv…duke shtuar….ku i dihet ndofta me duhet edhe per ndonje rol….
…Kujtoj perhere nje ngjarje po kaq me humor te tij po ne vitet 90…
..Ate periudhe shume nga ne tironsit e benim plazhin tek Shkembi i Kavajes…dhe aty shpesh gjenim edhe treshen e famshme durrsake Hasa, Hoxha e Koca….e me mire e bukur se kaq per te kaluar nje fundjave argetuese nuk besoj se kishte….
Duke e ngacmuar nje dite per punen e ditlindjes se tij ..i thashe po mire more burre i dheut mire…po si ka mundesi qe ti linde vetem nje dite e nje vit pas pushtimit te Shqiperise prej fashizmit…
….Qeshi fort e mu kthye..e di si osht kjo histori o Dost…
…Vite me pas kur komunistet po benin kerdine mbi Shqiperine e shqiptaret pata ndigju baben ti thoshte xhajes tem…a e di ti mor vella qe jom bo pishman per emrin e cunit…vallahi ta dijsha keshtu me mire ja kisha vu emnin Fashist se sa Fadil…
Kam vertet shume kujtime te bukura , te hershme, njerezore e tejet miqesore me te madhin e te pa harruarin Fadil Hasa..ndaj sot tek mora lajmin trondites te ikjes se tij prej kesaj bote te bere lesh e li si kurre me pare…ndjeva dhimbje vertet ..ndjeva nje boshllik te madh ne shpirt e ne zemer…sepse jo vetem mua mikut te tij te hershem, jo vetem familjes se tij, miqve e dashamiresve te tij te shumte e te pa numert brenda e jashte Shqiperise, jo vetem Durresit dhe skenes e ekranit shqiptar..jo vetem humorit e qytetarise sone kombetare …por te gjitheve se bashku nga sot e mbrapa do te na mungoje Artisti brilant, Qytetari model , Demokrati i flakte, Njeriu i mire e i ndershem ..miku i rralle e i pa zevendesueshem Fadil Hasa….
Lamtumire mik i shtrenjte..te qofte Dheu i lehte e u prehsh ne Paqe…te siguroj se je stampuar perjetesisht tek ne shqiptaret e mire qe na deshe e te deshem fort … qe ne respektove e te respektuam po kaq… per te mos vdekur kurre … permes gjithckaje te mrekullueshme qe le pas ne jeten tende …
Faleminderit ..qe na bere te Qeshnim pikerisht atehere kur na kishin detyruar e imponuar aq dhunshem e barbarisht vetem te Qanim….