Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj, ka qënë i ftuari i rradhës sot në “INTERVISTA në ERTV” ku ka folur për “Për vlerësimin kalimtar të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”, i njohur si Vetting-u.
Hodaj u shpreh se Vettingu nuk është thjesht fshesa e radhës, aty ku ka elementë të prekur nga krimi dhe korrupsioni apo të paaftë. ”Aspekti më i rëndësishëm i kësaj nisme është një tjetër: është promovimi i atyre që janë të ndershëm, të aftë dhe të përkushtuar, është çlirimi i energjive pozitive, sot disi të fjetura, tek pjesa e shëndoshë e institucioneve”.
Intervista e Zv.Ministrit Hodaj për ERTV:
Gazetari: Qeveria ka miratuar pr.ligjin për Vettingun në rradhët e policisë së shtetit që pritet të prekë rreth 13.000 mijë punonjës, pse pikërisht tani dhe cili është qëllimi i nismës?
Zv.Ministri Hodaj: Ky është momenti kur duhet të fillojë një reformimim i përgjithshëm I Policisë së Shtetit, kjo për të shoqëruar edhe atë sforco të madhe që bëhet me reformën në drejtësi ku shpresojmë që nga kjo reformë të dalin prokurorë dhe gjyqtarë të pastër dhe pastaj kësaj pjese I duhet atashuar patjetër një pjesë e policisë që të jetë gjithashtu e pastër në mënyrë që të ecet përpara edhe me hëtimin e veprave penale dhe krimit të organizuar në veçanti.
Shumëkush mund ta mendojë që kjo është “fshesa” e rradhës apo që synon largimin e punonjësve, në fakt qëllimi është të largohen nga rradhët e policisë të gjithë ata punonjës që janë të korruptuar apo të paaftë dhe nga ana tjetër ne shpresojmë dhe ky është qëllimi kryesor që pjesa e “shëndoshë” del e legjetimuar nga ky proces, pra çlirohen ato energji pozitive që kanë qënë disi të fjetura te pjesa tjetër e policisë.
Gazetari: Pse, për ç’arsye kanë qënë të fjetura?
Hodaj: Për shumë arsye, ju e dini që edhe gjatë viteve kanë ndodhur shumë rotacione të drejtuesve të policisë së shtetit, shumë ndryshime organizative, ndryshime qe ndodhin jo vetëm kur ndërrohen krahët politikë, por edhe kur ndërroheshin thjesht ministra dhe nuk i është dhënë një vazhdimësi punës së policisë e për më tepër, sistemi i brendshëm i kontrollimit dhe i karrierës nuk ka funksionuar ashtu siç duhet.
Ne kur filluam procesin e reformës në policinë e shtetit menduam të bënim një analizë të kujdesshme, për ta parë cila ishte gjendja aktuale dhe kemi marrë shumë dokumenta në shqyrtim duke filluar që nga analizat e vtë policisë së shtetit, raport progreset e BE-së, raportet e DASH, analizat e prokurorisë, raportet e organizatave të shoqërisë civile si dhe analizuam edhe disa anketime të bëra me punonjësit e policisë dhe publikun dhe nga të gjitha këto na rezultoi se mekanizmat e kontrollit përsa i përket integritetit nuk po funksionin ashtu siç duhej Brenda sistemit.
Dhe pas kësaj u ulëm dhe menduam të gjitha modelet e mundshme.
Përsa i përket kritereve nuk patëm nevojë “të shpiknim”, sepse Reforma në drejtësi ka përcaktuar një model që është ai i Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve ku ata do të kontrollohen për integritet, për pasuritë dhe për profesionalizmin.
Duke u fokusuar të këto tre kritere u munduam të krijonim një mekanizëm që të funksiononte.
Gazetari: Si do të funksionojë praktikisht modeli i vlerësimit të punjësve të policisë së shtetit, me cilin model?
Hodaj: Vlerësimi do të kryhet edhe për Gardën e Republikës dhe SHÇBA. Në këta 13.000 mijë punonjës, të treja këto institucione kanë një system gradash, Sistemi I gradave lejon kategorizmin në tre kategori kryesore që janë:
Gradat e Larta (rreth 300 punonjës)
Gradat e Mesme (rreth 3000 punonjës)
Gradat e Ulëta (9000 mijë punonjës të nivelit zbatues).
Për të pasur një model sa më efektiv, menduam një model i përzierë ishte ai që mire-garantonte pavarësinë, paanshmërinë, shpejtësinë dhe koston finaciare të procesit.
Vlerësimi do të fillojë nga gradat e larta sepse vlerësimi do të fillojë nga drejtuesit e këtyre institucioneve.
Pra është një proces nga lart-poshtë.
Dhe për vlerësimin e gradave të larta do të përdoret Komisioni i Jashtëm, i përbërë me 15 anëtarë, që rekrutohen nga jashtë sistemit të ministrisë së brendshme, që do të thotë:
5 anëtarë vijnë nga ILDKPI,
5 anëtarë vijnë nga rradhët e pedagogëve të UT,
ndërsa 5 anëtarë përzgjidhen me konkurrim të hapur.
Këta 15 anëtarë ndahen në 5 trupa vlerësimi të përbëra nga tre anëtarë secili dhe janë këto trupa që kryejnë efektivisht vlerësimin e punonjësve.
Komisionet marrin vendim vetëm rregullatore:
1-Procedura për hedhjen e shorteve
2-Procedura për përcaktimin e anëtarëve
3-Procedurat e punës adiminstrative
Gazetari: A do të ketë ky process një afat kohor, e thënë ndryshe kur do ti shohim rezultatet e para?
Hodaj: Ne mendojmë se ky process mund të mbyllet me sukses brenda 15-16 muajve për shkak të modelit. Sepse kur të shkojmë të gradat e tjera komisionet nuk janë më 15, por shtohen.
Komisioni në fazë të dytë është Komisioni Qëndror i Vlerësimit, numri i anëtarëve shkon në 45.
30 anëtarët e rinj shtohen nga rradhët e policisë shtohen nga rradhët e policisë që e kanë kaluar me sukses procen e vlerësimit në fazën e pare.
Në fazën e fundit bëhen 135 anëtarë, ku 90 të tjerë shtohen po nga rradhët e policisë që e kanë kaluar procesin e vlerësimit
Ne kemi parashikuar në relacionin e pr.ligjit një afat 2 vjeçar, për të qënë të sigurt që e përmbyllim në këtë lloj afati.
Rezultatet e para mendoj se mund të prodhohen rreth 2 muaj nga data që ligji të hyjë në fuqi.