• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VËZHGIM I TEMA-s: Nga molotovët e Berishës, moskomentimi i çështjes Balluku dhe deri te rruga e Shqipërisë për në BE! Çfarë duhet të dini për deklaratat e raportuesit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë

January 30, 2026
in Aktualitet, Debat

Deklaratat e sotme në Tiranë të raportuesit të përhershëm të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ofrojnë, veç të tjerash, një panorama të qartë se si Brukseli e vëzhgon klimën politike shqiptare, funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe ecurinë reale të procesit të integrimit europian. Mesazhet e tij, të përçuara në konferencën më gazetarët, përbëjnë një sintezë të qasjes së BE-së, sipas së cilës dhuna në politike është e panegociueshme, ndërsa mosndërhyrje në çështje konkrete gjyqësore dhe insistim te zbatimi real i reformave janë domodsoshmëri që duhet të ndiqen prej të gjitha palëve.

Një ndër mesazhet e tij lidhej drejtpërdrejt me protestat dhe përplasjen agresive të palëve në Shqipëri. Duke iu referuar skenave të dhunës dhe përdorimit të molotovëve në protesta, të lidhura drejtpërdrejt me aksionin politik të Sali Berisha dhe Partisë Demokratike, raportuesi i PE theksoi se “demokracia me molotov nuk është demokraci funksionale”. Sipas Schieder-it, përballjet politike duhet të zhvillohen me argumente, jo me mjete dhune, pasi kjo dëmton jo vetëm jetën demokratike të vendit, por edhe perceptimin ndërkombëtar për Shqipërinë.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se nga jashtë, përmes mediave ndërkombëtare, Shqipëria shpesh perceptohet më dramatike sesa është realisht, por kjo nuk e justifikon, sipas tij, përdorimin e dhunës si mjet politik. Pra, mesazhi është i qartë: debati parlamentar dhe institucional është e vetmja rrugë e pranueshme për një vend kandidat për BE.

I pyetur për zhvillimet që lidhen me emra konkretë të mazhorancës, përfshirë çështjen e Belinda Balluku, Schieder mbajti një qëndrim strikt institucional, ndërsa theksoi se Parlamenti Evropian nuk komenton çështje juridike konkrete dhe nuk merr rol në vlerësimin e rasteve individuale.

Në këtë kontekst, raportuesi i PE përsëriti se institucionet e drejtësisë në Shqipëri, përfshirë SPAK, duhet të bëjnë punën e tyre pa presion politik dhe në përputhje me Kushtetutën. Ky qëndrim, sipas vëzhgimit të TEMA-s, shërben si një sinjal i dyfishtë: nga njëra anë mbështetje për pavarësinë e drejtësisë, nga ana tjetër refuzim për t’u përdorur politikisht nga palët në konflikt.

Schieder refuzoi gjithashtu të komentojë akuzat e ngritura nga Berisha lidhur me pretendime për rrjedhje sekretesh të NATO-s përmes institucioneve shqiptare, ku theksoi se nuk mund të komentojë çdo deklaratë politike, pasi kjo do ta nxirrte jashtë rolit të tij si raportues i Parlamentit Evropian. Me këtë përgjigje qaëndrimi është I qartë, ndërsa thotë se PE fokusohet te standardet dhe proceset, jo te polemikat e ditës.

Në pjesën më të rëndësihme të deklaratave të tij, Schieder u ndal te rruga e Shqipëria drejt Bashkimi Evropian. Ai theksoi se integrimi nuk matet vetëm me hapjen e kapitujve të negociatave, por mbi të gjitha me mbylljen e tyre dhe me zbatimin real të reformave në praktikë. Sipas tij, miratimi i ligjeve “për t’i bërë qejfin BE-së” nuk mjafton, nëse ato nuk shoqërohen me rezultate konkrete në terren.

Raportuesi i PE nënvizoi, gjithashtu, nevojën për komunikim të ndershëm me publikun shqiptar, duke sqaruar qartë se ku ndodhet vendi në procesin e negociatave dhe cilat janë sfidat reale që duhen kapërcyer./nl/TemA

Next Post

Kur thashethemeve u vishet petku i "skandalit"... mbrojtje për gjyqtaren Irena Gjoka

KLGJ rrëzon verifikimin e Irena Gjokës, vendos kalimin e çështjes te ILD

Apeli i GJKKO i rrëzoi kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë, reagon Meta: Po manipulohet gjykata për zgjatjen e paraburgimit tim

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved