• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Victor Orban dhe Donald Trump… Si ia doli “shpirti reaksionar” hungarez të ndikojë në lindjen e Trumpizmit

April 12, 2026
in Blog

Nga Gianluca Mercuri

” Është një njeri të madh, një lider të madh në Europë: Viktor Orban… Është kryeministri i Hungarisë. Është një lider vërtet i jashtëzakonshëm, një njeri shumë i fortë” (Donald Trump, janar 2024).

“Hungaria moderne nuk është vetëm një model i artit të qeverisjes konservatore, por modeli për excellence. Amerikanët, britanikët, spanjollët, australianët — të gjithë — mund dhe duhet të mësojnë nga Hungaria” (Kevin Roberts, president i Heritage Foundation, dhjetor 2022).

“Kemi hyrë në procesin e hartimit të programeve të ekipit të presidentit Donald Trump dhe jemi thellësisht të përfshirë në të” (Viktor Orban, korrik 2024).

“Mendoj se Orban ka marrë vendime të zgjuara nga të cilat mund të mësojmë në Shtetet e Bashkuara” (JD Vance, qershor 2024).

Si është e mundur që lideri i një vendi të vogël të Europës Qendrore është bërë një model i aftë të ndikojë deri në atë pikë sa të çojë deri në transformim konkret të superfuqisë më të madhe në histori?

Për të kuptuar ndikimin e Viktor Orban mbi Donald Trump, mbi JD Vance dhe mbi të gjithë ideologët e MAGA-s — por edhe, më gjerë, mbi të gjithë Partinë Republikane dhe të djathtën botërore — duhet të kuptohet se si kryeministri hungarez ka mishëruar në mënyrë të plotë një nocion që Europa dhe Amerika e kanë shkëmbyer mes tyre prej shekujsh, duke u orientuar reciprokisht sipas fazave historike.

Ky nocion është ai i “shpirtit reaksionar”, të cilit gazetari, shkrimtari dhe studiuesi amerikan Zack Beauchamp i ka kushtuar një ese me të njëjtin titull (në Itali botuar nga Minimum Fax). Përkufizimi i tij është ky:

“Shpirti reaksionar nuk është një lëvizje apo traditë politike specifike, e lidhur me një vend të caktuar apo me një korpus shkrimesh. Nuk është as thjesht një term për të përshkruar të djathtën politike apo autoritarizmin e djathtë. Është një lloj specifik politike antidemokratike që lind në një vend të pajisur me institucione demokratike, si zgjedhjet dhe parlamenti, si reagim ndaj funksionimit të këtyre institucioneve. Shpirti reaksionar e sheh demokracinë si një kërcënim për rendin shoqëror ekzistues, aq sa kërkon ta dobësojë ose madje ta zhdukë plotësisht. Rezultati është një politikë që përdor pushtetin në të gjitha format e tij — nga ligjet te grushtet e shtetit e deri te revolucionet — për të minuar demokracinë ose për ta rrëzuar atë“.

Bëhet fjalë për një mendësi kolektive që në Shtetet e Bashkuara është aq e rrënjosur sa përbën një nga shtyllat e saj historike: ajo e Amerikës së thellë, zakonisht jugore dhe raciste, që prej dy shekujsh përplaset drejtpërdrejt me Amerikën progresiste, liberale dhe egalitare në frymëzim, por që në sytë e bazës së bardhë, punëtore dhe rurale shihet (ose është bërë) elitare.

Beauchamp e ka shpjeguar shumë qartë në një intervistë të vitit 2024:

“Kemi dy tradita politike që ecin paralelisht, dy ideale autentike amerikane që edhe sot përplasen me njëra-tjetrën: një e mishëruar nga Deklarata e Pavarësisë dhe një tjetër e bazuar në idenë e një hierarkie njerëzore të paracaktuar, tipike për enklavat autoritare të Jugut. Mjafton të mendosh për periudhën e ligjeve segregacioniste Jim Crow. Ky shpirt reaksionar, që së fundmi është rishfaqur me zgjedhjen e Barack Obamës, ka tronditur gjithmonë traditën politike të Shteteve të Bashkuara“.

Orban ka ndërhyrë kështu në një terren shumë pjellor për të, dhe trashëgimtarët modernë të traditës reaksionare amerikane e kanë nuhatur menjëherë si interpretuesin ideal të përditësimit të stileve të tyre politike dhe kulturore. Një njohje reciproke, efektin e fundit të së cilës e kemi parë këto ditë, me nënpresidentin JD Vance — ish-djaloshi i thjeshtë që e ka bërë luftën kundër elitave liberale arsyen e jetës (dhe të karrierës) — që nxitoi drejt Budapestit për të provuar të shpëtojë mikun e tij Viktor nga një humbje historike. Gjithmonë nëse mbështetja e trumpizmit është ende një kartë fituese edhe për elektoratin hungarez.

Por shumë më herët, Orban ka përfaqësuar për të djathtën amerikane një model ideologjik, politik dhe kulturor të plotë. Retorika nacionaliste, narrativa “ne kundër tyre”, “mbrojtja e kufijve”, ksenofobia, lufta kundër OJQ-ve, urrejtja ndaj kozmopolitizmit të përfaqësuar nga një figurë si George Soros dhe antisemitizmi që e shoqëron në sfond, kundërshtimi ndaj idesë së një Europe supranacionale, afërsia e heshtur apo e hapur me Putinin, demonizimi i opozitës si armik i brendshëm kundër “patriotëve të vërtetë”, lufta kulturore kundër “fundamentalizmit të të drejtave të njeriut”, “ideologjisë gender” dhe “diktaturës woke”: të gjitha këto janë obsesione dhe sjellje tipike që Orban i ka kultivuar me një mjeshtëri të tillë sa homologët e tij përtej Atlantikut — por edhe, siç do të shohim, në Itali — i kanë admiruar që në fillim, duke marrë frymëzim prej tyre.

Nëse ka një koncept me të cilin lideri hungarez ka formësuar realisht politikën amerikane, ai është forcimi i pushtetit ekzekutiv, në një mënyrë totalizuese që synon — ose përfundon duke — nënshtruar pushtetet e tjera. Një temë veçanërisht e ndjeshme në Amerikë, ku pushteti presidencial përballet (ose përballej) me kufizime shumë të forta në Kongres (edhe kur kontrollohet nga partia e presidentit), në pavarësinë e gjyqësorit, në strukturën federale dhe në media.

Mund të thuhet se ndikimi i Orban ka qenë vendimtar për të nxjerrë Partinë Republikane nga dilema e saj ekzistenciale: mes një krahu (dominant deri në kohën e Trump) që dyshonte ndaj zgjerimit të pushtetit të shtetit, favorizonte “qeverinë e vogël” dhe madje e konsideronte këtë si thelbin e shpirtit amerikan; dhe një krahu tjetër që, sidomos nga administrata Reagan e këtej, ka parë disa mendimtarë republikanë të promovojnë teorinë e “ekzekutivit unik”.

Siç shpjegojnë Jeremy Shapiro dhe Zsuzsanna Vegh në një studim të tetorit 2024:

”Sipas mbështetësve të kësaj ideje, pushteti i presidencës është penguar në mënyrë antikushtetuese nga kufizimet e vendosura nga gjykatat, Kongresi dhe rregullat e administratës publike mbi aftësinë e presidentit për të kontrolluar degën ekzekutive. Si pasojë, presidenti nuk kontrollon më degën e vet të qeverisjes dhe nuk mund të zbatojë mandatin që i është dhënë nga votuesit. Projekti i “ekzekutivit unik” synon kështu t’i rikthejë presidentit kontrollin mbi degën ekzekutive”.

Këto koncepte janë në themel të mendimit dhe veprimit të Heritage Foundation, think tank-ut të djathtë që ka ndërtuar bazat teorike dhe ka përgatitur pasojat praktike të mandatit të dytë të Trump, mbi bazën e përvojës së parë të konsideruar të dështuar nga kjo e djathtë: të dështuar sepse nuk u arrit kontrolli i plotë i pushtetit dhe nuk u zëvendësua “deep state” i konsideruar liberal qoftë në administratën shtetërore, qoftë në universitete, qoftë në media.

Që nga janari 2025, shohim se Trump po bën, ose po përpiqet të bëjë, gjithçka që Orban ka bërë gjatë viteve të tij në pushtet.

Orban është një model shumëfunksional, sepse jo vetëm frymëzon trumpizmin në planin “vleror”, por përfaqëson edhe prototipin e shtetit-komb europian të imagjinuar në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara — dokumenti i vjeshtës së kaluar që përshkruan vizionin (dhe ambiciet) globale të administratës Trump në interpretimin ekstrem të JD Vance.

Në këtë këndvështrim, shteti-komb është një shtet jo vetëm aleat i SHBA-së, por edhe ideologjikisht i njëjtë me të, mbi supozimin e hapur se Shtetet e Bashkuara do të mbeten trumpiane për një kohë të gjatë — ose përgjithmonë — dhe se vetëm qeveritë europiane të afërta me trumpizmin do të konsiderohen miq.

Kushti i nënkuptuar është që këto qeveri të kenë ndihmuar SHBA-në në dobësimin e ndërtimit europian dhe, duke u kënaqur me rikthimin e supozuar të sovranitetit dhe identitetit të tyre (natyrisht edhe — në mos mbi të gjitha — mbi baza etnike, me një reduktim të qëllimshëm të emigrantëve), të shndërrohen në shtete vartëse, të mbrojtura vetëm nëse janë të bindura. (Mund të thuhet: a nuk ka qenë gjithmonë kështu në këto 80 vite? Deri diku: kushti i aleancës mes qeverive amerikane dhe atyre europiane ka qenë ndarja e parimeve demokratike, jo përkatësia politike në të djathtë).

Të gjitha këto parime janë produkt i përpunimit teorik të Vance. Pikërisht për këtë arsye tingëlluan shqetësuese (në ultradjathtësinë e tyre) disa nga fjalët e tij këto ditë në Budapest, kur, duke folur për luftën në Ukrainë, u shpreh se ishte ”i zhgënjyer nga një pjesë e madhe e klasës politike europiane sepse nuk duket veçanërisht e interesuar për të zgjidhur këtë konflikt specifik”, për të shtuar më pas se ”kemi marrë shumë ndihmë nga disa prej miqve tanë. Mendoj se Giorgia Meloni në Itali ka qenë shumë e dobishme”.

E gjithë kjo ndodhi në kuadër të një mitingu pro-Orban, me ndërhyrje telefonike edhe nga Trump. Një Orban, të cilit kryeministrja italiane i ka rikonfirmuar mbështetjen në një video-mesazh të ndarë në janar me liderë të ndryshëm të së djathtës ekstreme europiane, përfshirë edhe AfD-në gjermane.

Që prej asaj kohe, Meloni nuk është shprehur më për Hungarinë. Kronikat flasin për njëfarë sikleti, të cilin fjalët e Vance për “dobishmërinë” e saj ndoshta e kanë thelluar: zëvendësi i Trump, siç ka shkruar Massimo Franco, «duket se nuk e kupton se po krijon siklet në Palazzo Chigi. Ai evokon një bosht sovranist dhe trumpist edhe për Ukrainën, gjë që bie ndesh me mbështetjen për Kievin të garantuar gjithmonë nga qeveria italiane; si dhe me frontin e përbashkët që kryeministrja ka ndërtuar me BE-në kundër pushtimit rus”.

Rasti i Orban dhe afërsia e tij me trumpizmin, e ripohuar nga të dyja palët pikërisht në momentin e një rënieje të mundshme, nxjerr kështu në pah anën e paqartë të melonizmit, pezullimin e tij të dukshëm mes tërheqjes së “pyllit të errët” dhe afrimit drejt një konservatorizmi të moderuar dhe plotësisht europian. Është një paqartësi që, edhe një herë, është modeluar nga vetë Orban. Dhe që, siç ka shpjeguar edhe Zack Beauchamp në librin e tij, ”është ajo që e bën kaq të rrezikshme përpjekjen e Hungarisë për të eksportuar modelin e saj. Shpirti reaksionar, kur maskon mjaftueshëm aspiratat e tij autoritare, mund të duket jashtëzakonisht i ngjashëm me konservatorizmin e thjeshtë kulturor. Kjo ngjashmëri i shtyn edhe më shumë konservatorët mainstream të përqafojnë politika reaksionare dhe antidemokratike. Sa më popullore bëhet Hungaria në të djathtën ndërkombëtare, aq më shumë varianti i saj i autoritarizmit reaksionar ndikon në politikën botërore”.

Orban, në fakt, “ka ngatërruar qëllimisht taktikat e tij të ashpra me konservatorizmin mainstream”. Gazetari citon një fjalim të njohur të liderit hungarez në CPAC (Conservative Political Action Conference, që mbledh çdo vit aktivistët konservatorë amerikanë dhe që ka zhvilluar edhe një degë në Budapest), ku ai deklaroi se “ne (konservatorët) nuk mund të luftojmë me sukses duke përdorur mjete liberale”, sepse ”kundërshtarët tanë përdorin institucione, koncepte dhe gjuhë liberale për të maskuar idetë e tyre marksiste dhe hegjemonike”.

Beauchamp shpjegon se “liberalizmi, sipas Orban, nuk është një bastion thelbësor i demokracisë, por një fasadë për një lloj autoritarizmi të majtë. Vetëm duke refuzuar liberalizmin dhe duke shkatërruar “institucionet” e tij, konservatorët, çfarëdo lloji qofshin, mund të shpresojnë të fitojnë luftën kulturore. Ai nuk po e bind të djathtën të heqë dorë plotësisht nga demokracia, por po e josh atë, duke i thënë se nuk ka zgjidhje tjetër”.

Është e qartë se sa joshës ka qenë ky aparat ideologjik për Giorgia Melonin, jo vetëm për shkak të sfondit të saj politik, por edhe për një afërsi reale dhe të sinqertë kulturore dhe vlerore me atë që predikon Orban dhe JD Vance, i cili jo rastësisht firmos parathënien e librit të kryeministres italiane që del në SHBA në fund të muajit (“Giorgia’s Vision”).

Meloni ndan, në thellësi të bindjeve të saj, kundërshtimin Orban-Vance ndaj hegjemonisë kulturore të së majtës, e cila në sytë e së djathtës është shndërruar në dekadat e fundit në një autoritarizëm real — një kthesë që, sipas tyre, zbulon dhe konfirmon lidhjen e saj me instinktet më të këqija të botës “progresiste”, ato që Orban dhe konservatorët amerikanë i quajnë “marksiste”, ndërsa e djathta italiane “komuniste”.

Meloni, nga ana e saj, pas fjalimit famëkeq të Mynihut ku Vance sulmoi Europën (shkurt 2025), ka deklaruar hapur se ishte dakord me të. Por në këtë shtysë të përbashkët “vlerash”, kryeministrja duket se neglizhon dimensionin qartësisht autoritar të mënyrës se si Orban ka ushtruar pushtetin — një dimension që Vance e mbështet plotësisht, duke lënë të kuptohet se dëshiron ta imitojë.

Pyetja që shtrojnë kritikët e Melonit, por edhe një pjesë e elektoratit të saj, është kjo: ajo thjesht e injoron këtë prirje autoritare të Orban — dhe kjo nuk do të ishte aspak qetësuese — apo e ndan atë?

Francesco Cundari e ka shpjeguar në mënyrë të shkëlqyer këtë dilemë, si dhe peshën që ajo ka mbi interesat dhe të ardhmen e Italisë. Ia vlen të citohet gjerësisht:

«Meloni ka treguar, gjatë qeverisjes së saj, një aftësi jo të parashikueshme për të lundruar në kontekstin europian. Ajo ka mbajtur një linjë të qartë në mbështetje të Ukrainës. Ka menaxhuar me ekuilibër marrëdhëniet me Brukselin në çështje të vështira. Ka kuptuar — dhe e ka thënë me fjalë gjithnjë e më të qarta — se Italia nuk ka asgjë për të fituar nga një Europë e dobët. Një vend me borxhin tonë publik, me varësinë tonë nga tregjet ndërkombëtare, me historinë tonë të krizave valutore, nuk mund t’i lejojë vetes të vërë bast kundër institucioneve që e mbrojnë. Këtë e di Meloni. E di ministri i saj i Ekonomisë. E di kushdo që ka administruar ndonjëherë financat publike italiane. Atëherë, çfarë e pengon ende të distancohet nga Orban në mënyrë të qartë dhe përfundimtare?

Përgjigjja duhet kërkuar te kultura e saj identitare? Ka shumë gjasa. Orban i përket familjes politike nga e cila Meloni vjen dhe në të cilën është formuar. Të shkëputesh prej tij do të thotë të shkëputesh nga një pjesë e vetes, nga një narrativë, nga një rrjet marrëdhëniesh të konsoliduara. Do të thotë ndoshta edhe të humbasësh një mbështetje në debatin e brendshëm të së djathtës italiane, ku linjat më të ashpra kanë ende peshë dhe tërheqje.

Por kostot e kësaj paqartësie po rriten. Sa herë që Italia shfaqet hezituese për çështjen hungareze — çdo votim i shtyrë, çdo dënim i zbutur, çdo deklaratë solidariteti që tingëllon si mbulim — sinjali që u shkon partnerëve europianë është shqetësues. Dhe më keq akoma, sinjali që arrin në Moskë dhe në Uashington është inkurajues: Italia mund të ndahet nga vendet më të forta, është e manovrueshme, është e gatshme për njëfarë neutraliteti.

Interesi kombëtar italian është krejt tjetër: një Europë e fortë, e bashkuar, e aftë të flasë me një zë në negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara, në menaxhimin e flukseve migratore, në mbrojtjen e përbashkët, në investimet infrastrukturore; një Europë në të cilën Italia të ketë — dhe mund të ketë, për peshë demografike, ekonomike dhe kulturore — shumë më tepër rol sesa do të kishte e vetme. Meloni duket se e ka kuptuar këtë, por nuk e ka përvetësuar plotësisht. A i leverdis të qëndrojë në mes të rrugës?”

Kjo është pyetja thelbësore për drejtimin që do të marrë politika italiane. Të hënën do të dimë më shumë. Por mund të parashikohet se, nëse Orban humbet, për Melonin kjo do të jetë një çlirim. Edhe pse ndoshta nuk do ta kuptojë menjëherë./CorrieredellaSera

Next Post

Shkruhet historia në Bundesligë: Marie-Louise Eta bëhet trajneria e parë me ekip meshkujsh! E emëron Union Berlini

Anglia mund të dërgojë shtatë skuadra në Champions League, Italia duhet ta harrojë ekipin e pestë

Nesër Diaspora mblidhet në Tiranë, kryeministri Rama ndan detaje: Fokusi te historitë e tyre të suksesit! Këto ditë marrim raportin e rëndësishëm nga BE

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved