Victoria Silvstedt tregon për DomenicaLive për karrierën e saj kur jetonte në Paris me zonjën e parë Melania Trump.
Modelja suedeze tregon në një intervistë për Barbara D’Urso fillimet e karrierës së saj dhe të zonjës së parë të Amerikës: Ishim të dyja në fillim të karrierës tonë si modele dhe jetonim në një apartament të vogël në Paris.
Ajo ishte një vajzë e thjeshtë, por ambicioze, e dinte që atëherë se çfarë donte. Një mbrëmje, teksa ishim në shtëpi me tregoi që një ditë do t’i pëlqente të bëhej më e famshme se Sophia Loren, dhe duke e parë tani mendoj që ja ka dalë mbanë’. Ajo ndoshta nuk u bë aktorja më e famshme, por padyshim një nga zonjat më të përfolur në botë.