Në “Emirates” Arsenali mposhti jo pa vështirësi Ipswich falë një goli. Ndeshja nisi mirë për “Topçinjtë” pasi goli që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve erdhi që në minutën e 23-të.
Një krosim nga Trossard bëri që Havertz mos gabonte dhe t’i jepte të tijve fitoren. Kjo ishte ndeshja e 11-të me radhë në të gjitha kompeticionet që Arsenali nuk humbet. Tanimë ekipi i Artetas përfiton nga humbja e Chelsea dhe merr vendin e dytë në renditje me 36 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Liverpool.