Ndërkohë që njerëzit po hynin në sallën ku po zhvillohet takimi i shqiptarëve të Britanisë së Madhe me Edi Ramën, jashtë ndodheshin disa militant të PD-së që hodhën parulla kundër.
Protestuesit janë një numër i vogël, që nuk shkonte as 20 vetë, ndërkohë salla ishte mbushur plot.
Megjithatë forcat e rendit të Britanisë së Madhe kanë marrë masat, duke vendosur një distancë të kontestatorëve me ata që duan të marrin pjesë në tubim. Ndaj janë vendosur pengesa metalike dhe për të mbajtur larg të dy palët.