Kryeministri Edi Rama, mbajti këtë të dielë (24 nentor) takimin me shqiptarët e Londrës për tu kërkuar atyre votën në 2025-ën, e për t’I ftuar të investojnë në vendin e tyre. Takimi nuk i shpëtoi sfondit politik e përplasjeve të Tiranës, pasi një grup qytetarësh të organizuar nga PD-në, protestuan brenda e jashtë sallës.
Ndryshe nga takimet e tjera, ky që kryeministri Edi Rama mbajti në Londër me emigrantët shqiptarë, nuk i shpëtoi përplasjes politike të Tiranës. Një grup të rinjsh të organizuar nga Partia Demokratike arritën të infiltroheshin e të futeshin në deri brenda sallës ku po mbahej aktiviteti, në ‘Copper Box Arena Queen Elizabeth Olympic Park London’
“Keqardhje” tha Rama duke lënë të kuptojë se janë të nxitur nga PD për të cilën tha se është ‘Parti që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj”
‘”Ndejsë për të një grusht të verbërish atje tek dera, të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin aty përballë. Keqardhje por asnjë dyshim me vetëdije se edhe ata janë pjesë e familjes son të madhe … Ata pak që ishin futur si diversantë nuk janë fajtorë se përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata e ju me votë duhet ti tregoni se duhet të largohen një herë e mirë. Dasia u shfaq sot. 3 mijë veta këtu e 30 vetë jashtë. E kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve, që shajnë e predikojnë shkatërrim’ tha Rama.