Një konflikt për një vijë uji ka përfunduar me një të vrarë në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë, ku Dilaver Veshaj ka qëlluar më sëpatë në kokë kushëririn e tij, Arben Veshaj, duke e lenë të vdekur në vend.
Viktima, 37-vjeç, është gjetur i pajetë rreth 500 metra larg banesës së tij. Të dy kushërinjtë janë barinj dhe krimi ndodhi në prani të djalit 7-vjeçar të viktimës. Xhaxhai i tij rrëfen se Dilaver Veshaj në fillim e ka qëlluar me një pistoletë dhe më pas e ka goditur me sëpatën që mbante në dorë.
“Kemi mësuar nëpërmjet djalit të tij. Ai është 7 -vjeç dhe ka qenë prezent kur ka qëlluar. Kanë dalë bagëtia, ky ka ikur për në mal me gjithë djalin, u janë vërsulur qentë. Ky është mbrojtur, viktima, nga qentë, ka qëlluar me shkop, ai ka nxjerrë pistoletën e ka goditur me pistoletë, pastaj e ka grirë me sëpatë, e ka qëlluar dy-tri herë” tha ai raporton klan.
Uniformat blu u vunë menjëherë në ndjekje të autorit 40-vjeçar, të cilin e kanë vënë në pranga disa orë pas ngjarjes. Në vendngjarje policia ka gjetur edhe sëpatën me të cilën autori kreu krimin.p.s