Çifti i njohur Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman qëndruan në Kosovë për një vizitë njëditore bashkë me djalin e tyre Efehanin. Përveç Prishtinës, çifti kanë vizituar edhe qytetin e Prizrenit. Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman bëri të ditur se në Kosovë erdhi me ftesën e ministrit për kulturë në detyrë, Kujtim Gashit, për çka tha se ndihet shumë i nderuar. Tolgahan, i cili për herë të fundit kishte qenë para katër vjetësh në Kosovë tha se ndihet i gëzuar që edhe kësaj here është pritur ngrohtë. Në këtë takim, ata kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit rreth projekteve kulturore, me theks të veçantë në fushën e kinematografisë. aktori i njohur turk.
“Javën e kaluar është realizuar një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Turqisë dhe Kosovës, dhe ftesa që më është bërë që të vij këtu pas realizimit të asaj marrëveshje në cilësinë e ‘Ambasadorit kulturor’ mua më ka nderuar shumë, sepse gjysmën e familjes e kam shqiptare”, tha ai.
I pyetur nëse së shpejti mund të ketë ndonjë projekt konkret të përbashkët me aktorë nga Kosova, Tolgahan ka uruar që të ndodhë, por që nuk ka dhënë ndonjë afat kohor. E duke qenë se bashkëshortja e tij është shqiptare, ai tha se po ndikon që të ketë raporte të mira me shqiptarët.
Tolgahan Sayisman u lind më 17 dhjetor 1981, në Stamboll, Turqi. Sayisman filloi jetën e tij të modelimit kur ishte i ri. Për më tepër, ai fitoi Manhunt International 2005, mbajtur në Busan, Koreja e Jugut. Rolet e hershme të besuara të Sayisman ishin në “Esir Kalpler”, “Macolar dhe Dicle” dhe seriali televiziv “Lale Devri”. /Shqiptarja.com