Këtë të enjte ishte paralajmëruar një protestë qytetare për atë që ndodhi në Himarë.
Por, siç u pa, në krye të protestës kanë dalë aktivistët e PD dhe LSI.
Ata kërkonin dorëheqjen e Ramës, ndërsa Altin Goxhaj ka drejtuar protestuesit nga policët, duke shkaktuar edhe tensione.
Goxhaj bëri thirrje për grumbullimin e tyre në sheshin pas Ministrisë së Brendshme, por protestuesit hasën në rezistencën e kordonit të policisë, që ishte vendosur aty për ruajtjen e godinës.
Me sa duket, qëllimi i protestës ka qenë pikërisht tensionimi i situatës, për të treguar se Policia është “kriminale”.