Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, e ka nominuar sot Mattthew Whitaker për ambasador të ShBA-së në NATO.
Whitaker është mik i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Madje, zyrtar amerikan në vitin 2019 kishte ardhur në Kosovë për disa ditë për të përkrahur në fushatën zgjedhor Kadri Veslin.
Në një tubim në Gjilan, Whitaker e kishte vlerësuar lartë figurën e Kadri Veselit, duke thënë se është personi i duhur për Kosovën dhe I vetmi që ka forcën ta luftojë korrupsionin.
”Këto zgjedhje në Kosovë kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, dhe Kadri Veseli është i duhuri që e lufton korrupsionin. Ai është kandidati më i fortë kundër korrupsionit sepse ka angazhim të dëshmuar. Ai tashmë ka vepruar duke pastruar oborrin e shtëpisë së tij”, kishte thënë ai.
Madje, Whitaker e kishte krahasuar Veselin me Donald Trump.
“Njerëzit në krejt botën janë të lodhur nga politikanët që thonë një gjë dhe bëjnë diçka tjetër. Kjo e bënë unik Donald Trumpin, por edhe Kadri Veselin në mënyrën e tij”, kishte thënë ai në një intervistë në Klan Kosova.