Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë emisionit “Në Studio Live,” ku i ftuar ishte analisti Fatmir Merkoçi. Teksa komentonte zhvillimet politike në dy partitë e mëdha, veç analizës dhe deklaratave, Merkoçi ka lëshuar edhe një p*rdhë, duke i dhënë debatit një dimension edhe më… “organik”.
Diçka e çuditshme duket se po ndodh në studiot televizive shqiptare, pasi ky nuk është rasti i parë i një incidenti të tillë të sikletshëm. Pak kohë më parë, një incident i ngjashëm i ndodhi edhe analistit Fahri Balliu, duke ngritur dyshime serioze nëse kemi të bëjmë me rastësi biologjike apo me një formë të re komunikimi politik.





