Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Veliaj është marrë pa gjyq nga zyra dhe drejtësia ka lënë një kryeqytet të tërë pa kokën drejtuese.
Rama ironizoi opozitën duke u shrehur se u ekzaltuan nga arrestimi i Erion Veliajt dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen e tij.
“U ekzaltuan nga arrestimi i Erionit dhe u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër e blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partiçkave, u përdezën nga era e mishit me gjak që të vijnë këtu të kërkojnë dorëheqjen time se u bë deti kos tani. Këtu janë punët e tyre dhe s’kanë lidhje me punën time.
Marrja e kryetarit të bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një qytet të tërë pa kokën që e kanë vënë, është një ngjarje e madhe. Lajmi që kam për ju sot është se nuk do ti mbaj më për vete opinionet e mia kur ta shoh të arsyeshme për ti ndarë me publikun.
Rastin e Erionit unë e kam ndjekur për një sërë arsyesh, por ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht dhe më ka nxitur që të bëhem shumë i vëmendshëm në ndjekjen e këtij rasti ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje njerëz të artit dhe kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situate të denja për letërsinë e Franc Kafkës.
Por nuk dua të hyj në detaje… do mundohemi të krijojmë një opinion të konsoliduar për aktakuzën për të cilën gjykatësi ka firmosur tja heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës. Duke e lënë praktikisht pa drejtim një kryeqytet me 1001 punë në ditë pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. Shumë të çuditshëm… nisur nga një novelë me pafundësi fletësh nga një novelë anonime, dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman nja 400 faqe. Autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë prokurori e gjykatësi bashkë kanë arritur në pikën që edhe një nënë fëmje 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim. Pyetja që lind është jo vetëm kush e çon dhe merr fëmijën nga shkolla por kush dhe si I jep këtij fëmije për të ngrënë e kështu me radhë…
Teoria që ka njerëz është një teori e gjitha për tu diskutuar, por s’dua të zgjatem por vetëm ky fakt, se kemi pasur dhe raste të tjera që një nëne më fëmijë I është privuar liria ndërkohë që ndiqet në gjendje të lirë dhe jo me fëmijë 6 vjeç. Kemi pasur dhe raste të tjera për 1001 arsye që janë trajtuar ndryshe. Mungesa e këtij uniformiteti dhe fakti që merren dhe trajtohen si kriminelët e kriminelëve kryetari I bashkisë dhe e shoqja dhe fëmija 6 vjeç në mes është e një peshe e atillë që nuk duhet folur asnjë fjalë më shumë sot pa kuptuar më parë se cilat janë krimet që pretendohet se janë zbuluar për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie pa gjyq”,- u shpreh Rama.