Kryeministri Edi Rama nuk harroi as sot të lëshonte batuta drejtuar opozitës.
Pavarësisht situatës së tensionuar politike, kryeministri foli për dy liderët e opozitës, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, të cilët i cilësoi marioneta në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Këtu nisi edhe batuta e kryeministrit për ta: “E nga Luli dhe Mona që kanë marrë përsipër me ato doçkat e tyre të pastra borrrrëëë… të shpëtojnë kombin.
Zot na ruaj. 4 aventurierë që kanë për mision të shkatërrojnë këtë vend.”-tha Rama, e kaq mjaftoi që salla të përfshihej nga hilariteti.