Në “Olimpico” të Romës, Lazio fitoi 1-0 me Bayern Munich për ndeshjen e parë në 1/8 e Champions League. Miqtë nga Gjermania e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq direkt të Upamecano në të 67 minutë.
Ishte pikërisht ky moment që u shfrytëzua nga Lazio, me Immobile që ktheu në gol 11 metërshin e akorduar pas faullit në zonë.
Edhe tre vite më parë dy skuadrat përballeshin në këtë fazë, me bavarezët që kalonin me totalin e dy ndeshjeve 6-2.