Bayern është rikthyer te fitorja në kampionat. Kampionët e Gjermanisë mundën 5-1 Hoffenheim-in, në ndeshjen e luajtur në shtëpi. Dalja me karton të kuq e Akpoguma lehtësoi disi gjërat për bavarezët që zhbllokuan llogaritë me Kane.
Hoffenheim barazoi me Kramaric, por gëzimi zgjati pak, pasi të besuarit e Kompany realizuan dy herë brenda pjesës së parë, me Kane dhe Diaz.
Dy gola të tjerë të Diaz në pjesën e dytë thelluan edhe më shumë shifrat në favor të Bayern. Bayern është në vendin e parë me 54 pikë, 6 pikë më shumë se Dortmund.






