Sali Berisha ka shkuar sot në ambientet e burgut të Fierit për t’u takuar me Ervin Salianji, ish deputetin demokrat, i cili po vuan dënimin për kallëzimin e rremë lidhur me dosjen Babale.
Në një prononcim për mediat, Berisha zbuloi se çfarë diskutoi me Salianjin, ndërsa u ankua se ish-deputeti i tij s’ka ngrohje në burg.
“Vendosmëria e tij në këtë betejë është e plotë. Biseduam për vazhdimin e betejës sonë. Çështja Salianji është çështje ndërkombëtare. Mos dëgjo papagajtë e diktaturës.
Krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët. Në mënyrë absolute, drejtësia do të kishte mbështetjen e PD si parti e shtetit ligjor, nëse kjo drejtësi nuk do bëhej një mashë e vërtetë politike.
Me akuzën se ka bërë kallëzim të rremë, kur në prokurori s’ka bërë asnjë kallëzim. Drejtësia është një mashë në duart e diktaturës. Janë Shqipëria ka një drejtësi të kontrolluar. Është palë në bllokimin e rotacionit. Nuk është vlerësimi Berishës, por i qendrës kombëtare demokrate.
Morali i tij ishte i lartë, i solla dy libra, njëri i Franz Kafkës. Personeli ishte i sjellshëm nuk kam ndonjë, por nuk mjafton personali, por ata duhet të kenë ngrohje në cdo dhomë. Nuredinin në Tiranë e mbajnë me palestër dhe me televizor dhe të tjera, kurse në burgjet e tjera, këtu, nuk japin paratë për të rregulluar ngrohjen”, tha ai.
https://twitter.com/i/status/1877361206404526522