Pas debateve me moton “Të dorëhiqet Xhafaj”, në Komisionin e Ekonomisë, nuk kanë munguar dhe batutat ku protagonist është bërë sërish Fatmir Mediu, kësaj here prezent në komision, por i larguar më pas, si pjesë e opozitës pa kauzë por me parrulla!
Kreu i këtij komisioni, deputeti Erion Braçe, ndryshe nga kolegu i tij i grupit parlamentar të PS, Ulsi Manja, i cili tek ligjet i përmendi reformën “Gërdec”, nuk ka nguruar ta ironizoi sërish Fatmir Mediun për pjesëmarrjen e tij në pasprotestën e opozitës, ku deputeti hidhte vallen nën ritmet e një kënge greke.
Teka Mediu largohej, Braçe i ka kujtuar shfaqjen në darkën e presidentit Ilir Meta, ku kryerepublikani po argëtohej duke kërcyer këngën: “Gia ta lefta… ta kanis ola”, që në shqip përkthehet “për para i bëj të gjitha”.
Ky detaj i përmendur nga deputeti socialist, ka bërë të gajas edhe deputetët e opozitës, përveç Fatmir Mediut, që e mori “kunjin” e radhës, aspak si humor!/Ekskluzive.al
Ndiqni debatin mëposhtë nga video e siguruar nga Oranews