Chelsea ka mposhtur sot me rezultatin minimal 1-0 Brighton-in. Ndeshja u vendos nga Jackson, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 50.
Minuta në këtë ndeshje pati edhe për Armando Brojën, megjithëse nuk ishin të shumta. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 86 dhe bashkë me shtesën luajti për 11 minuta në fushë.
Tifozët patën ovacione në momentin që Broja u fut në fushë, duke treguar qartë pritshmëritë e larta që kanë për lojtarin e Kombëtares sonë. Broja kreu me sukses detyrat e ngarkuara nga Pocchetino, teksa arriti të vononte lojën me mbajtjen e topit në minutat shtesë, duke mos i dhënë mundësi kundërshtarit të sulmonte
https://twitter.com/i/status/1707121783512408400