Demokratët e Tropojës kanë shënuar një nga incidentet më të rënda në prag të zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Disa nga përkrahësit e opozitës, kanë hyrë në KZAZ-në nr 9 të qytetit dhe kanë thyer materialet zgjedhore.
Mbështetës të Partisë Demokratike, kanë shkatërruar derën e pasme të KZAZ, kanë thyer xhamat dhe hynë në ambientet e brendshme.
Ndërkohë, PD ende nuk është tërhequr nga kjo ngjarje.