Klevis Balliu është një nga drejtuesit e Partisë Demokratike prej disa kohësh.
Dhe, nëse në 11 maj ndodh ndonjë mrekulli dhe PD vjen në pushtet, ai me siguri do të bëhet ministër.
Ndoshta ministër i Jashtëm, meqë ka mbaruar dhe për shkenca politike.
Por nëse ke nerva dhe e dëgjon, se tani ka filluar dhe publikon pothuajse çdo ditë video të shkurtra, për të dhënë mesazhe politike, ti pataksesh me nivelin e tij dhe pyet veten si ka mundësi që një njeri me inteligjencë kaq të kufizuar, të jetë ndër drejtuesit e rëndësishëm të PD-së.
Dhe jo se të tjerët në fakt, janë më mirë se ai, se kur numri dy i PD-së është Flamur Noka, nuk është se ke pritshmëri të mëdha për të tjerët.