Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka denoncuar Raiffeisen Bank, e cila jo vetëm e ka sjellë vërdallë për vite me radhë, por i ka bllokuar edhe paratë e veta që ka në këtë bankë.
Ai e konsideron skandaloze këtë gjë, pasi jo vetëm që banka bëhet pengesë për investimet e tij, por bllokon edhe rrogat e mijëra punëtorëve që ai ka.
Bëhet fjalë për një transfertë të madhe që atij i ka ardhur nga Japonia.
Arsyeja është se ata duan t’ia thyejnë vetë shumën e madhe, nga jen, në euro, me një kurs që i vjedhin atij 180 mijë euro.
Luca thotë se ka kërkuar që paratë e ardhura, Raffeisen t’ia kalojë në bankë tjetër, por ata nuk pranojnë.
Për më tepër ndiqni denoncimin e Lucës në videon e mëposhtme.