Disa qytetarë që vijojnë qëndresën e tyre përpara Teatrin Kombëtar për mbrojtjen e godinës, kanë përzënë deputetin e opozitës së re Kujtim Gjuzi.
‘Shporru, ik qërohu, sharlatan, ik… na vjen me benz këtu’, – këto ishin disa nga thirrjet në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj deputetit Gjuzi.
Rreth orës 03:20, Gjuzi ka mbërritur tek Teatri me një automjet tip Mercedez.
I veshur me kostum, deputeti është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve që e kanë cilësuar si provokim praninë e tij.