Ngjarje e pazakontë ka ndodhur në seancën e Kuvendit të Kosovës këtë të enjte, ku deputetët e pozitës dhe ata të pozitës janë përleshur fizikisht.
E gjitha ka nisur teksa po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, i cili gjatë gjithë kohës po pengohej nga deputetët e opozitës që e akuzonin se po gënjen.
Pas përleshjes, kryeministri Kurti është parë duke qeshur në Kuvend. Videon teksa Kurti është parë i relaksuar e ka postuar zëdhënësi i VV-së.