Atletiko e Madridit është duke luajtur kundër Rajo Vajekanos ndeshjen e vlefshme për javën e 10 të kampionatit spanjoll. Titullar nga minuta e parë është aktivizuar edhe Ivan Balliu. Mbrojtësi shqiptar njihet edhe për ndihmën që i jep repartit të avancuar, teksa shpesh herë hedh krosime të rrezikshme në zonë.
Por duket se harkimet nga krahët nuk janë e vetmja pikë e fortë e tij. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka vendosur të befasojë portierin e Atletikos dhe në minutën e 37 tenton golin nga një pozicion i prirët jashtë zone. Goditja e tij ishte e fortë, ndërsa Gërbiç e grushton jashtë zonës së rreptësisë. Vetë klubi i Rajo Vajekanos ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në “Twitter“ një video nga momenti i gjuajtjes “rrufe“ të Ivan Balliut, që u përpoq të gjente të papërgatitur portierin e Atletikos së Madridit.
https://twitter.com/RayoVallecano/status/1582461338399350785?