Lojtari i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është kthyer në një prej videove më virale të ditës, pas pjesëmarrjes në dasmën e motrës së tij. Sulmuesi kuqezi u pa duke hedhur një shumë të konsiderueshme parash, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale.
Por momenti që ndezi festën dhe internetin ishte ai kur Uzuni iu bashkua këngëtarit të njohur Ylli Baka, duke kënduar live së bashku.
Në një fragment të këngës, që tashmë po qarkullon gjerësisht, ata dëgjohen duke kënduar vargjet: “Do haj dru dhe Polonia, oo Qemal”, një refren që ka sjellë reagime të shumta dhe humor në rrjet.
Kujtojmë se më 26 mars, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e play-off-it të Botërorit kundër Polonisë në Varshavë, ku kuqezinjtë do të kërkojnë një fitore historike.






