Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video informuese për ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku shpjegohen destinacionet më të mira turistike në Shqipëri.
Ndër të tjera shefi i qeverisë shkruan:
“MIRËMËNGJES! Dhe me këto pamje nga 24 pikat mikpritëse dhe informuese të#SmileAlbania ku përmes angazhimit të 1000 të rinjve turistët dhe vizitorët do të mbështeten me të gjithë informacionin e nevojshëm për të patur një eksperiencë sa më të paharrueshme në Shqipëri, ju uroj një javë të mbarë ” nënvizon Rama.