Avokat Spartak Ngjela paralajmëroi telashe të reja për presidentin Ilir Meta. Ngjela tha se Meta do rigjykohet sërish për gjyqin e përgjimeve me Dritan Prifti, rregull të cilin e parashikon reforma e re në drejtësi.
Ai deklaroi se kjo reformë do çojë para drejtësisë të gjithë politikanët që kanë pasur probleme me ligjin.
“Meta ka qenë i akuzuar, ka bërë gjyq për korrupsion. E ka fituar por ligji i ri nuk e pranon. Të gjithë politikanët do rigjykohen sërish.
Meta do rigjykohet për videon Meta-Prifti. Ajo drejtohet nga të huaj. Të gjithë do shkojnë sërish para ligjit. Kur shkel ligjin duhet të matesh mirë. Ai ka qenë në gjyq në momentet kur nuk ka funksionuar ligji”, tha Ngjela.