Në interenet po qarkullon një video ku një qytetar ka filmuar mënyrën më brutale të tërbimit të stuhisë së zjarrit, që la pas 83 të vdekur dhe qindra të plagosur. Nga sa thuhet personi që filmoi videon dhe macja e tij kanë shpëtuar për shkak se u strehuan në garazhin e shtëpisë.
Me largimin e flakëve, niveli i shkatërrimit shfaqet para syve i plote: shumica e Matit, resorta e bukur bregdetare, e kthyer në epiqendrën e zjarreve më të rënda pyjore të Greqisë prej me shumë se një dekadë, nuk është më.
Erërat e fuqishme ndihmuan flakët të avanconin deri në atë pikë sa muri i zjarrtë të rrethonte fshatin pa i lënë njerëzve rrugë shpëtimi.