Një tërmet i fuqishëm goditi ditën e djeshme Kroacinë duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë, ku kanë mbetur 7 të vdekur dhe disa të plagosur.
Mediat lokale raportojnë se dyshohet se nën rrënoja gjenden ende persona të pajetë.
Goditja ishte e shkurtër por e fortë duke shkaktuar tmerr tek banorët e zonës.
Kjo u duk edhe nga videoja e kryebashkiakut të Petrinjas, i cili ishte në një konferencë për shtyp live me mediat kur ra tërmeti. Pamjet nuk kanë nevojë për koment.