Gjatë protestës së sotme të opozitës përpara Kryeministrisë është shënuar një incident mjaft banal.
Një grua e moshuar i është drejtuar turmës së protestuesve, duke u bërë thirrje që të protestojnë edhe për 21 janar ku u vranë 4 vetë me urdhër të ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha.
“Kjo është dhuna ndaj nënave. Ku është drejtësia për 21 janarin? Turp, turp!”, ka thënë gruaja e moshuar.
Ndërkohë, disa militantë të Partisë Demokratike i janë afruar me fjalë fyese për ta dhunuar.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën, duke shmangur kështu përplasjen e së moshuarës me protestuesit. (TemA)