Pjesa e dytë e ditës së djeshme u karakterizua nga një mot aspak i qëndrueshëm, ndërsa shumë qytete u përmbytën nga shirat e dendur dhe era e cikloni shkaktoi dëme të mëdha, veçanërisht në kulturat bujqësore.
Mirëpo, nuk munguan as rrufetë, e një prej tyre gati-gati sa nuk i mori jetën një prej balerinëve të njohur në vendin tonë. Ka qenë vetë Graciano Tagani ai që ka arritur të filmojë momentin kur një rrufe godet shumë pranë tyre.
Ai kishte dalë jashtë, në ambient të hapur, bashkë me disa miq, duke bërë një video në kushtet e pazakonta natyrore.
Pas ndodhisë ko të zakontë, ai vetë ka publikuar videon në rrjetet sociale, teksa shkruan:
Na ra rrufeja. Zot Faleminderit që na shpëtove”.