Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim zyrtar në Doha me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Takimi u mbajt në rezidencën e homologut te Katarit, ku në qendër të bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe avancimi i disa projekteve me rëndësi strategjike për Shqipërinë.
Gjatë takimit u diskutuan fusha të reja bashkëpunimi, me fokus në investimet, energjinë, turizmin dhe partneritetet ekonomike që pritet të sjellin përfitime afatgjata për vendin.
Kryeministri Rama e cilësoi bisedën produktive dhe theksoi se projektet që po zhvillohen me Katarin mbartin peshë të veçantë për zhvillimin e Shqipërisë.






