Jo vetëm Sali Berishën, por kryeministri Edi Rama ka ironizuar si buf kënete edhe Flamur Nokën.
Në një video të postuar në Facebook, ku shfaqet një buf, në sfond dëgjohet zëri i Nokës teksa thotë se pas 12 majit Shqipërisë do t’i vijë era shtet.
“Era shtet do ti vijë Shqipërisë më 12 maj e pas, era demokraci do ti vijë këtë vendi dhe do të lulëzojë ekonomia familjare e çdo shqiptari”, dëgjohet Noka në video.
Krahas videos, Rama ka vendosur vetëm disa ikona bretkosash dhe një buf.