Ernest Muçi ka gjetur golin e dytë me Legian, në ndeshjen që kampionët e Polonisë po fitojnë 2-0 në shtëpi me Lecnza, për javën e tetë të elitës polake. Sulmuesi shqiptar ka marrë me vetë të gjithë kundërshtarët, duke dribluar pesë prej tyre për golin e minutës së 27.
Ish-i i Tiranës ka nisur goditjen e dënimit, duke qenë ideator i skemës që solli golin e qetësisë dhe të tretin për të këtë sezon. Djaloshi shqiptar po fiton besimin e trajnerit, duke bindur me lojë dhe gola në elitën e Polonisë.