Fatmir Mediu, që nuk hyri dot në sallën e inagurimit të Donald Trump si president, ka mundur të sigurojë një ftesë për një festë ku ishte prezent dhe Trump.
Dhe ka postuar një video si fëmijë i lumtur, aq sa të vjen keq kur e sheh në këtë gjëndje.
“Liberty Ball.
Mbas The Commander in Chief Ball” isha i ftuar në seksionin VIP të Liberty Ball, në një atmosferë festive ku presidenti Donald Trump u shoqërua nga gjithë familja e tij.
Në fjalën e tij ai prezantoj edhe njëherë qëndrimet e tij për një Amerikë të ëndrrave, një Amerikë e fortë Ushtarakisht, Ekonomkisht dhe politikisht”, shkruan Mediu, që më në fund e plotësoi ëndrrën e tij për të qenë në një sallë me Donald Trump (edhe pse aty kishte mijëra persona të tjerë).
Sa për dijeni, aty ka qenë edhe Belind Këlliçi…
Por se çgrë bëjnë aty në atë sallë dhe çfarë duan tu tregojnë shqiptarëve, vetëm ata të dye e dinë, duke marrë pjesë në një aktivitet me bileta të blera në internet dhe natyrish për fansa të çmendur të Trump.