Në konferencën urgjente të thirrur për mediat, presidenti Ilir Meta ndryshe nga hera e shkuar ka pranuar të pyetet nga gazetarët e pranishëm.
Teksa ka shkëmbyer një sërë batutash me ta, Meta ka ndryshuar sjellje gjatë një pyetje ku i kujtohet organi kryesor i reformës në drejtësi, “Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe K.rimit të Organizuar”, por që tani njihet me inicialet SPAK.
“A lidhen veprimet tuaja me ngritjen e SPAK? A keni frikë nga ngritja e SPAK?”, pyet gazetarja.
Meta ka ndryshuar qëndrim duke nënvizuar, se nuk ka frikë nga drejtësia dhe se këtë sipas tij e dinë të gjithë shqiptarët.
Struktura në fjalë përbëhet nga Prokurorisë së Posaçme si dhe Njësia e Posaçme Hetimore me emrin “Byroja Kombëtare e Hetimit”, BKH, në varësi të saj.