Gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit, lideri i opozitës Sali Berisha është filmuar teksa bënte një “kërkim të thelluar” mbi zhvillimet më të fundit në…. showbizz-in ndërkombëtar.
Ndërsa në sallë diskutohej për çështje që në teori prekin jetën e qytetarëve, Berisha duket i përqendruar në rubrikën e showbizz-it të Daily Mail, duke ndjekur me kujdes lajmet për Melania Trump. Një zgjedhje që të lë të kuptosh se, në një moshë ku zakonisht kërkohet qetësi, edhe kur politika lodh, tabloidet mbeten gjithmonë të gatshme për të t vëmendjen.
Në një moshë kur zakonisht njerëzit përpiqen ta thjeshtojnë jetën e tyre, Berisha duket se ka bërë zgjedhjen e kundërt: Të thellohet në thellësinë zero të tabloideve.
<





