Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të gjejnë mënyra për të “bashkëpunuar në ndjekje të interesave të përbashkëta”. Ai i bëri komentet gjatë një konference shtypi në Helsinki, pas bisedimeve që pati me Presidentin rus Vladimir Putin.
Presidenti Trump tha se një dialog produktiv mes SHBA dhe Rusisë është i mirë për të dy vendet dhe “është diçka e mirë për botën ”.
Presidenti amerikan tha se ata diskutuan mbi mosmarrëveshjet midis vendeve të tyre “në hollësi.” Ai shtoi se marrëdhëniet midis SHBA dhe Rusisë nuk kanë qenë kurrë më keq po kjo ka ndryshuar rreth katër orë më parë.
Presidenti Trump tha se është i sigurt se ai dhe zoti Putin do të takohen përsëri shpesh në të ardhmen. Nga ana e tij, Presidenti rus tha se marrëdhëniet dypalëshe po kalojnë nëpër një fazë të komplikuar. Si fuqi bërthamore, tha ai, ne mbajmë përgjegjësi për stabilitetin në botë.
Ai tha se “e ashtuquajtura ndërhyrje ruse” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 u ngrit nga Presidenti Donald Trump gjatë samitit të tyre në Helsinki. Zoti Putin përsëriti se shteti rus nuk ka ndërhyrë kurrë dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në procesin e brendshëm të zgjedhjeve amerikane.
Ai i karakterizoi bisedimet me zotin Trump si “të suksesshme dhe të dobishme”.
Zoti Putin ofroi marrjen në pyetje të 12 personave ndaj të cilëve janë ngritur akuza në SHBA, por i quajti pa kuptim pretendimet për bashkëpunim të fshehtë me fushatën e zotit Trump.
Sakaq, personeli i sigurisë largoi një burrë nga salla e konferencës për media në Helsinki, pak minuta përpara se të dilnin para gazetarëve presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të gjejnë mënyra për të “bashkëpunuar në ndjekje të interesave të përbashkëta”. Ai i bëri komentet gjatë një konference shtypi në Helsinki, pas bisedimeve që pati me Presidentin rus Vladimir Putin.
Presidenti Trump tha se një dialog produktiv mes SHBA dhe Rusisë është i mirë për të dy vendet dhe “është diçka e mirë për botën ”.
Presidenti amerikan tha se ata diskutuan mbi mosmarrëveshjet midis vendeve të tyre “në hollësi.” Ai shtoi se marrëdhëniet midis SHBA dhe Rusisë nuk kanë qenë kurrë më keq po kjo ka ndryshuar rreth katër orë më parë.
Presidenti Trump tha se është i sigurt se ai dhe zoti Putin do të takohen përsëri shpesh në të ardhmen. Nga ana e tij, Presidenti rus tha se marrëdhëniet dypalëshe po kalojnë nëpër një fazë të komplikuar. Si fuqi bërthamore, tha ai, ne mbajmë përgjegjësi për stabilitetin në botë.
Ai tha se “e ashtuquajtura ndërhyrje ruse” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 u ngrit nga Presidenti Donald Trump gjatë samitit të tyre në Helsinki. Zoti Putin përsëriti se shteti rus nuk ka ndërhyrë kurrë dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në procesin e brendshëm të zgjedhjeve amerikane, raporton VOA.
Ai i karakterizoi bisedimet me zotin Trump si “të suksesshme dhe të dobishme”.
Zoti Putin ofroi marrjen në pyetje të 12 personave ndaj të cilëve janë ngritur akuza në SHBA, por i quajti pa kuptim pretendimet për bashkëpunim të fshehtë me fushatën e zotit Trump.
Sakaq, personeli i sigurisë largoi një burrë nga salla e konferencës për media në Helsinki, pak minuta përpara se të dilnin para gazetarëve presidentët e SHBA-së dhe Rusisë, Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Personi, i ulur në anën e shtypit amerikan, mbante në dorë një shenjë për armët bërthamore. Ai e identifikoi veten si gazetar nga revista “The Nation”, raporton AP.
Një agjent i Shërbimit Sekret amerikan foli me të, përpara se sigurimi finlandez ta nxirrte jashtë me force.