Inter fitoi 2-0 me Salernitanën në “Giuseppe Meazza”. Djemtë e Inzaghit u treguan më të saktë në javën e 10 të Serie A, duke iu falur golave të Lautaro në minutën e 14 dhe Barella në të 58 minutë. Sfida ka nisur mirë për zikaltërit, që veç golit të Lautaro patën edhe të tjera raste shënimi.
Barella në të 58 minutë do vendoste në “kasafortë” tri pikët e Inter, pas asistit fantastik të Calhanoglu. Gol dhe asist për Barella në këtë duel, me mesfushorin që edhe njëherë po tregon se është kyç në skemat e Inzaghit.
Në këtë takim luajti edhe Krstjan Asllani, i hedhur në fushë në minutën e 72 duke zëvendësuar Mkhitaryan. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e shtatë, duke kaluar Juventusin me dy pikë.
https://gorilla.cdnja.co/v/xw/XWK3Z.mp4?token=f7nFeh8KjSrBkKvdBEXmew&expires=1665928410&ip=79.106.126.120&f=em
https://gorilla.cdnja.co/v/zw/ZWRL3.mp4?token=tfaH-OILAguRw7MSsXa_2Q&expires=1665928410&ip=79.106.126.120&f=em