Luigj Marku, një 39 vjeçar nga Lezha është bërë pre e dhunës, ndërkohë që ka qenë në një lidhje ‘Live’ në Tik Tok, ndërsa në momentin e sulmit videoja është ndërprerë.
Marku ishte i njohur në rrjetet sociale për shkak se prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste në qendër të të cilave janë besimtarët myslimanë.
Në momentin kur është dhunuar, 39-vjeçari ka qenë në një park në qytetin ku edhe jeton, Dublin, Irlandë.
Disa shqiptarë që e kanë dëgjuar i janë afruar dhe kanë nisur ta rrahin.
Më 13 korrik, Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa anti terrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e tij.
Ndaj Markut është ngritur akuza për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.