Një ditë më parë kryetari i degës së PD-së në Gramsh, Elmaz Haruni ka kërcënuar efektivët e policisë që e ndaluan dje në gjendje të dehur dhe duke kundërshtuar policinë e Shtetit.
Në video, duket Haruni, në një irritim me policët. Ai ofendon dhe kërcënon uniformat blu. Gjatë konfliktit, nuk kanë munguar shprehjet banale dhe paralajmërimet e herëpashershme se Elmaz Haruni nuk është qytetar i thjeshtë por është kryetar i PD-së në Gramsh.
Mirëpo një rast i ngjashëm vjen nga Hollanda, vendi europian i cili njihet për forcën, respektin dhe rigoriztetin e zbatimit të ligjit.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet një qytetare hollandeze, e cila kundërshton forcat e rendit, por kjo nuk e ka ‘kompleksuar’ policin që ti tregojë asaj ‘vendin’ duke e goditur dhe arrestuar.
Policët veçse janë garantues të rendit dhe qetësisë publike janë ‘fytyra’ e përfaqësimit të shtetit, ndaj pas këtij veprimi konfrom ligjit, polici hollandez, ka marrë mbështetje nga shume qytetarë të cilët e quajnë mëse të drejtë veprimin e tij.
Nuk u lëshua asnjë deklaratë nga partitë opozitare hollandeze që ta cilësonin të pahijshëm veprimin e policit, siç ndodh rëndom nga opozita jonë, e cila pas çdo arrestimi dhe zbatimi të ligjit nuk ‘harron’ të dali live në konferencë për të thënë “Ishte arrestim politik”!/Lexo.al