Pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Hamasit, të zhvilluar në Egjipt, presidenti amerikan Donald Trump falënderoi publikisht liderët e pranishëm në takim, duke bërë një dedikim të veçantë për kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Në fjalën e tij, Trump theksoi:
“Në SHBA, nëse i thua një gruaje se është e bukur, karriera jote politike përfundon, por unë do ta marr përsipër rrezikun. Nuk do të mërzitesh nëse të them që je e bukur, apo jo? Sepse je.”