• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Kina sfidon malet: Hapet tuneli rrugor më i gjatë në botë, kushtoi 6.6 miliardë dollarë por… 3.8 miliardë dollarë vetëm projekti! Çfarë do u kishte bërë SPAK me “specialistët” e tij të rrugëve këtyre kinezëve?!

December 29, 2025
in Bota

Në Kinë, aty ku vargmalet kanë ndarë qytete dhe komunitete prej shekujsh, infrastruktura moderne po riformëson hartën. Në provincën e Xinjiang është hapur për qarkullim tuneli Tianshan Shengli, i cilësuar si tuneli rrugor më i gjatë në botë, me një gjatësi prej 22.13 kilometrash.

Ky tunel kalon përmes maleve qendrore Tianshan dhe ka shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit. Një rrugë e rrezikshme malore që më parë zgjaste disa orë, tani përshkohet për vetëm 20 minuta.

Tuneli është pjesë kyçe e autostradës G0711 Urumqi–Yuli, e cila ka hyrë gjithashtu në funksion dhe lidh drejtpërdrejt veriun dhe jugun e Xinjiangut. Me hapjen e saj, udhëtimi mes Urumqit, qytetit më të madh në veri, dhe Korla, qendra kryesore urbane e jugut, është zvogëluar nga rreth shtatë orë në afro tre orë.

Inxhinieri nën kushte ekstreme: si u ndërtua tuneli që sfidoi malet

Autostrada, e ndërtuar për pesë vite, ka një gjatësi prej 324.7 kilometrash dhe ka kushtuar rreth 46.7 miliardë juanë (mbi 6.6 miliardë dollarë). Ndërsa vetëm projekti i tunelit të autostradës ka kushtuar 3.8 miliardë dollarë.

Ky projekt përfaqëson një sfidë të jashtëzakonshme inxhinierike: tuneli arrin një thellësi maksimale prej 1,112 metrash nën tokë dhe kalon nëpër 16 zona të çarjeve gjeologjike. Për ndërtimin e tij, inxhinierët dhe 3000 punëtoret e angazhuar në projekt janë përballur me presion të lartë shkëmbor, aktivitet sizmik, temperatura ekstreme dhe kushte të vështira mjedisore.

Për të përballuar terrenin brutal të maleve Tianshan, inxhinierët kinezë zhvilluan një sistem inovativ të quajtur “tre tunele dhe katër puse vertikale”. Në vend të një galerie të vetme, u hapën tre tunele paralele: një tunel kryesor dhe dy ndihmës anësorë.

Këto tunele ndihmëse shërbyen për vlerësime të vazhdueshme gjeologjike përpara gërmimit kryesor, për akses të sigurt të punëtorëve dhe makinerive, si dhe për ventilim dhe evakuim emergjent. Katër puset vertikale, disa prej tyre mbi 700 metra të thella, lidhnin drejtpërdrejt tunelin me sipërfaqen, duke lejuar punime nga disa pika njëkohësisht dhe duke përshpejtuar ndërtimin.

Projekti konsiderohet një hap strategjik për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore të Xinjiangut, duke treguar edhe një herë se ambicia kineze ‘shpon’ dhe malet.

Next Post

Takimi në Florida për planin e paqes Rusi-Ukrainë/ Trump: Jemi më afër zgjidhjes, Donbasi mbetet një problem i hapur! Zelensky: Dakordësi për 90% të draftit

Dinamo zbret nga froni Egnatian! E përmbys 1-3 dhe rrëmben trofeun e Superkupës së Shqipërisë pas 17 vitesh

“Edi Rama ka bërë çmos që të mos fitosh zgjedhjet”! Ja si i përgjigjet Albin Kurti pyetjes provokuese të gazet*arit kosovar

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved