• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

VIDEO/ Kryemadhi gjen unazën me diamant përballë SPAK-ut: Do të paguaj avokatin! Mami është ‘sniper’! Unë i kam ngjarë babit, ishte llafazan

July 29, 2025
in Aktualitet, Dosja X

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK ku do ti komunikohet mbyllja e hetimeve për dosjen ‘Meta’, në të cilën është marrë e pandehur.

Ndërkohë që po hynte në ambientet e SPAK, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë. Ajo tha se kishte gjetur një unazë me diamant, sapo kishte zbritur nga automjeti, përballë institucionit. Ish-deputetja shtoi me ironi se unazën do ta dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdorë për të paguar avokatin

Teksa mbante unazën në dorë Kryemadhi nuk iu ‘shpëtoi’ as pyetjeve të gazetarëve.

“Po bëj gati skenarin për filmin e radhës. Brenda 10 ditëve do bëjmë memon. Më kanë thirrur shtatë herë deri tani, nuk përgjigjem. Nuk bashkëpunoj unë më me ata, do të flas në gjykatë. Që në momentin që merresh e akuzuar, është një procedurë që duhet bërë. Ata do të bëjnë lojën e tyre ne do të bëjmë lojën tonë”, tha Kryemadhi në një prononcim për mediat.

Kryemadhi nuk i kurseu as batutat me gazetarët, ku ndër të tjera theksoi se nëna ishte më ‘sniper’ se ajo.

“Nuk kam ndryshuar avokat, sepse edhe si dje ishte në një masë sigurie tjetër. Jam e bindur që do të kemi një ekip të mirë, do të bëjmë edhe një risi sa i përket proceseve ligjore. Kam marrë vesh që derisa shkon çështja në gjykatë, unë nuk kam pse shkoj. Ata kanë bërë lojë kungulleshkash.

Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje. Mami nuk luan në film se është 80-vjeç, por kam ardhur sot që mos ta fusin në skaner. Është më ‘sniper’ se unë ajo. Unë i kam ngjarë babit. Babi im është përjashtuar katër herë nga partia se ishte llafazan si puna ime, i thoshte të gjitha të vërtetat në sy”, shtoi ajo.

Next Post

Belind ku je?! Berisha zbulon hapur sherrin me Këlliçin për drejtësinë: SPAK ia degdisi kallëzimin për krim elektoral tek Prokuroria e Tiranës (Video)

Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

TEC pa leje në Delvinë, në kërkim biznesmeni Sokol Meqemeja, importues i ‘Wudy’ në Shqipëri!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved